Sulmohen dy policë në Klinë, pësojnë lëndime trupore

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 10:03
Sulmohen dy policë në Klinë, pësojnë lëndime trupore

Dy zyrtarë policorë në Klinë janë sulmuar dje nga një person i dyshuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq policët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rr. Ismail Qemajli, Klinë 29.04.2024-19:12. I dyshuari mashkull kosovar, gjatë arrestimit nga policia, ka kryer veprën e lart-cekur ndaj dy zyrtarëve policorë. Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)