Thaçi: Jam i sigurt se pozicioni i Kurtit do të ndryshojë, në balotazh do ta mbështesë Pendarovskin

  • E.K /
  • 30 April 2024 - 11:43
Thaçi: Jam i sigurt se pozicioni i Kurtit do të ndryshojë, në balotazh do ta mbështesë Pendarovskin

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi, tha se ka informata se kryeministri Albin Kurti, që mbështet koalicionin VLEN në zgjedhjet presidenciale atje, tash në balotazh do ta mbështesë presidentin aktual, Stevo Pendarovski, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë jam plotësisht i sigurt që edhe pozicioni i tij tash do të ndryshojë në raport me Maqedoninë e Veriut. Informatat e mia flasin se presidentit të tanishëm, Stevo Pendarovski, i ka premtuar mbështetje në rundin e dytë. E dyta, jam plotësisht i sigurt që Kurti do të mbështesë kushtëzimin institucional të shqiptarëve për të qeverisur me maqedonasit me ndryshimin e Kushtetutës – se çdo veprim tjetër do të ishte jashtë logjikës politike dhe jashtë përcaktimin kombëtar të shqiptarëve. Kështu që, nuk është të arsyeshme më të polimizoj me të”, tha ai.

Ai tha se Kurti ka “dështuar politikisht” në Maqedoninë e Veriut dhe thotë se me të dëshiron “ta mbyllë” polemikën.

“Askënd nuk e ndihmoi vetëm garën e bëri më të fortë brenda. Pasojat janë më të mëdha dhe më të rënda – sigurisht për ata. Dua ta mbyll polemikën me zotëri Kurtin, kemi fituar – pa sarkazmë – nuk e ndiej veten mirë që ai ka dështuar politikisht në angazhimin e tij”.

(Kosova Sot Online)