Ky është i riu nga Klina i cili abuzoj sek*sualisht me një të mitur për një sfidë në TikTok

  • A.P /
  • 30 April 2024 - 15:18
Ky është i riu nga Klina i cili abuzoj sek*sualisht me një të mitur për një sfidë në TikTok

Sipas mediave, në rrjetin social TikTok, është bërë virale një video e një prej personazheve të njohura shqiptare të kësaj platforme,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I njohuri në TikTok si ‘Valmir Bossi’, gjatë një sfide ky i fundit zhvesh dhe abuzon seksualisht me një të mitur.

Video u bë virale në rrjet, ku sot edhe i dyshuari për këtë video Valmir B., është arrestuar nga Policia, nën dyshimin për abuzim seksual.

Policia e Pejës ka konfirmuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.


Video për të cilën është arrestuar ky person, është fshirë edhe nga TikToku. Videoja është publikuar të hënën.

(Kosova Sot Online)