Rahovec: Vajza raporton në Polici se i është zhdukur nëna, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 10:19
Rahovec: Vajza raporton në Polici se i është zhdukur nëna, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

Një rast i zhdukjes është raportuar në Rahovec, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vajza ka njoftuar policinë se i është zhdukur nëna e saj.

Sipas saj ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Rr. Gani Mullabazi, Rahovec 28.04.2024 – 14:30. Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)