Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 11:18
Vjehrri dhe kunati e sulmojnë çiftin në Lipjan

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, rasti është lajmëruar nga reja, që policisë i tha se ajo së bashku me burrin e saj janë sulmuar nga vjehrri dhe kunati.

“Lipjan 30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)