Hoti: Qeveria e “mashtrimit” u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 13:17
Hoti: Qeveria e “mashtrimit” u ka shpallur luftë sindikatave nga marrja e mandatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë Kurti është përgjysmuar anëtarësimi i punëtorëve në sindikata, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij pagesat për anëtarësimin në Sindikata janë ulur nga 1.9 mil euro në vitin 2022 në rreth 0.9 mil euro në vitin 2023.

“Kjo është pasojë e luftës që Qeveria e mashtrimit u ka shpallur sindikatave nga marrja e mandatit. Sot komunikimi i shtetit me sindikatat praktikisht është joekzistent. Slogani “Drejtësi dhe punësim” ka qenë mashtrim i tipit të komunizmit, kur njerëzit mashtroheshin se do ketë barazi, por e përjetonin shtypjen dhe poshtërimin”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)