Azemi: Nëse vazhdon ikja e punëtorëve nuk ka kush ta bartë Kurtin me xhipat e zi

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 13:28
Azemi: Nëse vazhdon ikja e punëtorëve nuk ka kush ta bartë Kurtin me xhipat e zi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në fjalimin e tij, Azemi ka thënë se nëse vazhdon ky trend i ikjes së punëtorëve, atëherë kryeministri Kurti nuk do të ketë kush që ta vozisë.

“Zgjidhjen po e kërkojmë te liberalizimi i vizave, nëse vazhdojmë kështu Kurtin ska kush ta bartë me xhipat e zi, e për këtë ikje nuk po mban përgjegjësi askush”, ka vijuar Azemi.

(Kosova Sot Online)