Serwer për emërimet në Qeverinë e Serbisë: Aleksander Vulin është gishti i mesëm i Aleksander Vuçiqit

  • E.K /
  • 01 May 2024 - 14:05
Serwer për emërimet në Qeverinë e Serbisë: Aleksander Vulin është gishti i mesëm i Aleksander Vuçiqit

Vendimi i Aleksander Vuçiqit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksander Vulinin e sanksionuar nga SHBA-të ka nxitur reagime të shumta. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohim emrat e dy të sanksionuarve që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori amerikan që ndjek zhvillimet politikë në rajon, Daniel Serëer.

Profesori amerikan ka thënë se “Vulin është gishti i mesit të Aleksander Vuçiqit”.

Aleksander Vulin ishte vendosur nën sanksionet amerikane pas sulmit të ndodhur në Banjskë dhe Vuçiq ishte detyruar ta shkarkojë nga pozita e shefit të BIA-s.

(Kosova Sot Online)