Plagosen disa persona në Podujevë si pasojë e të shtënave me armë zjarri

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 17:00
Plagosen disa persona në Podujevë si pasojë e të shtënave me armë zjarri

Raportohet se një rast i rëndë ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur disa persona,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti ka ndodhur diku rreth orës 15:40, në fshatin Lupq të Epërm.

Dyshohet se numri i të plagosurve është katër.

Konteksti dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje akoma janë bërë të ditura.

Media ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje mbi rastin dhe do t’iu mbajë të informuar.

(Kosova Sot Online)