Zbardhen detaje nga plagosja në Podujevë

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 18:09
Zbardhen detaje nga plagosja në Podujevë

Raportohet se veturën e një nga familjarët e të plagosurve në Lupç të Podujevës, e ka bastisur Policia e Kosovës,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dyshohet që konflikti ka nisur mes dy familjeve, derisa ende nuk dihet motivi.

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës, derisa një tjetër ka marrë lëndime pasi është sulmuar me thikë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti 


(Kosova Sot Online)