Policia shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 20:33
Policia shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë

Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024”.

Gjatë patrullimeve dhe pikave të kontrollit policia ka ndaluar disa persona, të cilët po drejtonin  motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Kështu, ndaj disa personave janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, ndërsa janë konfiskuar edhe disa motoçikleta dhe skuterë për personat që nuk kanë poseduar dokumentacionin e rregullt.

(Kosova Sot Online)