Policia arreston 5 persona për plagosjet në Podujevë

  • A.P /
  • 01 May 2024 - 20:36
Policia arreston 5 persona për plagosjet në Podujevë

Raportohet se pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës, transmeton Kosova Sot Online.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)