Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata merr vendim për Tomë Dodajn që e kishte shitur armën- do të mbrohet në liri

  • S.A /
  • 02 May 2024 - 12:10
Vrasja e Liridona Ademajt, Gjykata merr vendim për Tomë Dodajn që e kishte shitur armën- do të mbrohet në liri

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkaq, personi që ia shiti armën Naim Murselit, Tom Dodaj është liruar nga paraburgimi, transmeton "Kosova Sot Online".

Vendimi është marrë më datë 17 prill 2024.

Këtë vendim e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi

Tom Dedaj, tash do të mbrohet në liri, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është ndryshuar vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

(Kosova Sot Online )