Në muajin prill Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer për këto kundërvajtje

  • E.K /
  • 02 May 2024 - 15:07
Në muajin prill Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer për këto kundërvajtje

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar lidhur me gjobat që ka shqiptuar gjatë muajit prill në këtë vit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e publikuar në Facebook thuhet se janë shqiptuar mbi 5 mijë gjoba për kundërvajtje dhe se ka hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Gjobat e shqiptuara për kundërvajtje kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë, përdorim të telefonit gjatë vozitjes, xhamat e errët, mos përdorimi i rripit të sigurisë, skadim të regjistrimit, drejtim i automjetetit pa patent shoferë etj.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

(Kosova Sot Online)