Vuçiq: Sado e vështirë të jetë ne do të shohim kush janë miqtë tanë

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 22:40
Vuçiq: Sado e vështirë të jetë ne do të shohim kush janë miqtë tanë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar zgjedhjen e qeverisë së re, teksa ka folur edhe për ‘sfidat’ para e ku ndër ta u lëshua të komentojë edhe ngjarjet e fundit në kontekstin e anëtarësimit eventual të Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vuçiq tha se Kosova qëndron mes 29 votave dhe 33 në Komitetin e Ministrave të KiE-së që pritet të takohen me 17 maj dhe ku supozohet të merret vota finale për ose kundër anëtarësimit të Kosovës.

“Do t’i kenë mes 29 dhe 33, 31 u duhet për shumicë votash. Sado e vështirë të jetë ne do të shohim kush janë miqtë tanë të vërtet, pavarësisht se çfarë na thonë.

E më qesharakja është kur fqinjët tanë na thanë ‘po e bëjmë për të mirën e Serbisë’. Ju lutem. Ne s’ia marrim fytyrën vetes”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat e Beogradit.

(Kosova Sot Online)