Zhduket një 16-vjeçare në Ferizaj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet

  • E.K /
  • 04 May 2024 - 09:13
Zhduket një 16-vjeçare në Ferizaj, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet

Një 16-vjeçare është zhdukur dje në Ferizaj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Babai i saj ka raportuar në Polici se vajza është larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“PERSON I ZHDUKUR – Rr. Astrit Bytyqi, Ferizaj 01.05.2024 – 13:00. Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”., thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)