Prishtinë: Arrestohet personi që keqtrajtoi qenin

  • E.K /
  • 04 May 2024 - 11:04
Prishtinë: Arrestohet personi që keqtrajtoi qenin

Një person është arrestuar dje në Prishtinë, pasi keqtrajtoi një kafshë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari mashkull kosovar më datë 29 prill kishte publikuar disa video incizime duke keqtrajtuar një qen.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KEQTRAJTIM I KAFSHËVE

Rr. Studenti, Prishtinë 29.04.2024 – 10:00. Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fotografia është ilustruese

(Kosova Sot Online)