Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 08:01
Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ka cilësuar si moment historik faktin që Kosova së fundmi ka marrë për herë të parë vlerësimin e saj kreditor që do të mundësojë tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kjo do të ia mundësojë Kosovës rritjen në qasjen në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike.

“Kosova së fundi siguroi një vlerësim sovran të kredisë nga Fitch Ratings për herë të parë me mbështetjen e USAID. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të zvogëlojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)