Gani Jakupi i beson lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 11:45
Gani Jakupi i beson lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është gëzuar një lajmi të rremë se kinse Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, po shkarkohet nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Çështjet e Ballkanit Perëndimor, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Shumë e “jetimin” paska m’e lanë n’Kosovë!”, shkroi Jakupi në “X”.

Një zëdhënës i DASH-it tha se “pretendimet e bëra nga Vudi Xhymshiti janë vërtet të rreme” dhe se Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga posti i tij.

(Kosova Sot Online)