Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët

  • E.K /
  • 06 May 2024 - 14:29
Tragjedia në Shkodër, vazhdojnë kërkimet për nënën dhe 2 fëmijët

Polumbarët e Shkodrës vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e nënës, Alma Arrazit dhe 2 fëmijëve të saj që dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna në zonën e Dajçit në afërsi të Darragjatit, aty ku u gjet edhe 9-vjeçarja.

Janë shtrirë gjithashtu në zonën e Anës së Malit e po ashtu në atë të Berdicës. Ndërkohë që sot polumbarët e RENEA-s së bashku me forcat e policisë kanë mbërritur sërish në këto vendngjarje për të rifilluar kërkimet për gjetjen e 3 trupave.

Ashtu siç u raportua dhe ditën e djeshme, dhuna psikologjike dhe fizike e ushtruar sistematikisht ndaj 39-vjeçares, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, dyshohet se shtyu këta fundit të vetëmbyten duke u hedhur në ujërat e lumit Buna. Ishte një peshkatar i zonës që pikasi në ujërat e lumit trupin e pajetë të vajzës së madhe të famijes mbrëmjen së shtunës.

(Kosova Sot Online)