Ja pse Biden do të flasë me Netanyahun sot

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 15:56
Ja pse Biden do të flasë me Netanyahun sot

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, thonë burime të CNN, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Thirrja do të bëhet përpara se Biden të niset nga Wilmington, Delaware për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë, tha një burim.

Presidenti Biden do të flasë me Netanyahun ndërsa administrata e tij po e vëzhgon nga afër situatën në Rafah, pasi ushtria izraelite urdhëroi evakuime në pjesët lindore të qytetit.

Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë skepticizmin ndaj çdo inkursioni në Rafah lidhur me shqetësimet rreth ndikimit të mundshëm humanitar.

Biseda vjen gjithashtu pasi bisedimet për pengjet dhe armëpushimin në thelb kanë ngecur për momentin me drejtorin e CIA-s, Bill Burns, që ka mbetur në Doha, Katar në përpjekje për t’i vazhduar negociatat.

(Kosova Sot Online)