Karabinierët italianë ndihmojnë disa familje nevojtare në Kosovë

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 16:41
Karabinierët italianë ndihmojnë disa familje nevojtare në Kosovë

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO po vazhdon aktivitetet në mbështetje të komuniteteve lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

KFOR-i njoftoi se sot “karabinierët dhuruan gjëra ushqimore dhe pajisje elektrike për familjet nevojtare në Leposaviq dhe Prishtinë”.

“Kjo nismë është pjesë e aktiviteteve të rregullta të KFOR-it në mbështetje të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, në fund rikujton si zakonisht se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.


(Kosova Sot Online)