Pahor thotë se nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Beograd-Prishtinë

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 10:39
Pahor thotë se nuk jep më intervista derisa të përmbyllet emërimi i Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Beograd-Prishtinë

Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për shkak të rritjes së kërkesave për deklarata dhe intervista, më nuk do të flasë për media, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pahor ka treguar nuk do të deklarohet deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë.

“Duke pasur parasysh numrin në rritje të kërkesave për deklarata apo intervista, veçanërisht nga rajoni, ish-presidenti Borut Pahor nuk po jep deklarata apo intervista deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale. Faleminderit për mirëkuptimin.”

(Kosova Sot Online)

(Kosova Sot Online)