Pejë: Policia gjatë vikendit sekuestroi 40 motoçikleta

  • E.K /
  • 07 May 2024 - 11:44
Pejë: Policia gjatë vikendit sekuestroi 40 motoçikleta

Gjatë vikendit, Policia në Pejë ka sekuestruar 40 motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për shoferët janë lëshuar fletëgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejes pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka hartuar planin operativ “ Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar nё kёtё vikend me data 04 dhe 05.05.2024, nё qytetin e Pejёs. Nё kёtё plan i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim janё tё angazhuar zyrtar nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё. Gjatё datave tё lartёcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: Dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.”

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.”

(Kosova Sot Online)