Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 17:21
Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës

Raportoeht se hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit nga qeveria, cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë, të cilat edhe janë rikthyer shpejt në fuksion.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci  ka thënë se ka ndodhur pas deklaratave të tij kundër Rusisë.

“Ky grup i hakërreve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes “Defense 24”.

Në reagimin e hakërreve rus përmendet edhe fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojmë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.

(Kosova Sot Online)