Kastrati i ASK-së: Një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 17:57
Kastrati i ASK-së: Një regjistruesi të popullsisë ia kanë lëshu qenin

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se regjistruesit e popullsisë po përballen me probleme gjatë punës së tyre, megjithëse tha se ato “janë të menaxhueshme”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kastrati tha se kanë pasur raste në veri që regjistruesit janë kërcënuar në forma të ndryshme.

“Kemi pasur edhe disa raste, për shembull, në veri, po e bëj publike… Janë kërcënuar regjistruesit nga komuniteti serb. Ka pasë që ia kanë lëshu edhe qenin, për shembull. Është rrezikuar regjistruesi, është lënduar pak”, tha ai.

Kastrati tha se ditëve të fundit është rritur edhe numri i qytetarëve nga komunat veriore të vendit që po i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.

(Kosova Sot Online)