Ja kush emërohet zëdhënës i ri i LDK-së

  • A.P /
  • 07 May 2024 - 20:11
Ja kush emërohet zëdhënës i ri i LDK-së

Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës është vendosur që zëdhënës i kësaj partie të emërohet Besian Mustafa, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Besiani tashmë është në mandatin e dytë si deputet i kësaj partie.

Për Mustafën kjo parti thotë se si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë.

“Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së LDK-së, unanimisht është vendosur që zëdhënës i LDK-së të emërohet z. Besian Mustafa. Besiani është në mandatin e dytë si deputet; ishte ministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë “, thuhet në njoftimin e LDK-së.

(Kosova Sot Online)