Aksidenti në Prishtinë: Një person në gjendje të rëndë, pesë në gjendje stabile

  • E.K /
  • 08 May 2024 - 10:15
Aksidenti në Prishtinë: Një person në gjendje të rëndë, pesë në gjendje stabile

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot afër konvikteve në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Që të gjashtit janë dërguar në Emergjencën e QKUK’së.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë se një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile.

“Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, tha Syla.

(Kosova Sot Online)