Klinë: Një polic plagoset gjatë aksionit për kapjen e hajnave që hynë për të vjedhur në shtëpinë e një prifti

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 11:05
Klinë: Një polic plagoset gjatë aksionit për kapjen e hajnave që hynë për të vjedhur në shtëpinë e një prifti

Një zyrtar policor është plagosur sot në fshatin Zllakuqan të Klinës, gjatë një aksioni për të kapur hajnat që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një prifti të këtij fshati, përcjell “Kosova sot Online”.

Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë

Rastin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)