Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

  • A.P /
  • 09 May 2024 - 20:13
Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Ditën e Evropës për kosovarët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në platformën X, kjo ambasadë ka thënë se shteti italian do ta vazhdojë mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.

“Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt familjes së BE-së”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)