Gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik, gjobitet kompania

  • E.K /
  • 10 May 2024 - 13:30
Gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik, gjobitet kompania

Policia e Kosovës ka gjobitur përgjegjësin e një kompanie për rehabilitimin e linjës hekurudhor, meqë pa leje kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik-Hani i Elezit, tek vendi i quajtur “Guri i shpuar” në Kaçanik.

Atij i është shqiptuar gjobë kundërvajtëse prej 200 euro.

“Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shpituar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridic (kompanisë) kanë inicuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve. Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek personat përgjegjës të kompanisve që të tëq pajisen me dokumente përkatësë për bllokimin e rrugëve”, thuhet në njoftim.

Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

(Kosova Sot Online)