Hovenier: Diaspora e Kosovës në SHBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 16:36
Hovenier: Diaspora e Kosovës në SHBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur në ambasadë kryetarin e Federatës Panshqiptare në SHBA “Vatra”, Elmi Berisha, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se diaspora e Kosovës në SHBA është një partner në përpjekjet për mbështetjen e Kosovës.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun tim, Presidentin e VATRA-s, Elmi Berisha. Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Europë”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online)