Radosavleviç: Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje tensioni
Komuniteti serb në Kosovë po jeton në një gjendje të vazhdueshme tensioni, si pasojë e mungesës së gatishmërisë së udhëheqësve në Serbi dhe Kosovë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe përballë një qeverie në Prishtinë që nuk i merr parasysh shqetësimet e tyre, thotë drejtuesja e Nismës së Re Shoqërore, një organizatë serbe e shoqërisë civile nga Mitrovica e Veriut në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një intervistë , Jovana Radosavleviç tha se qeveria e Kosovës nuk po dëgjon shqetësimet e tyre dhe se kjo qasje po rrit ndikimin e Beogradit tek serbët e Kosovës. Të vënë në mes ndjenjës së tradhtisë nga Beogradi dhe armiqësisë nga Prishtina, siç thotë ajo, serbët e Kosovës nuk i besojnë procesit të dialogut dhe mendojnë se se do të jenë humbës pavarësisht rezultatit.
(Kosova Sot Online)