Vjosa Osmani shkon në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës

  • E.K /
  • 14 May 2024 - 08:29
Vjosa Osmani shkon në Danimarkë, merr pjesë në Samitin e Kopenhagës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në Samit, Presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetëror.

(Kosova Sot Online)