Vriten dy oficerë në këtë vend derisa po transportonin një të burgosur

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 16:33
Vriten dy oficerë në këtë vend derisa po transportonin një të burgosur

Të paktën dy oficerë francezë u qëlluan për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën rëndë të martën pasi njerëz të armatosur rëndë i zunë pritë një furgoni të burgut për të liruar një të burgosur, tha policia franceze, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sulmi i orkestruar, i cili vjen në mes të dhunës në rritje të lidhur me drogën në të gjithë Europën, ndodhi rreth orës 09:00 më kohë lokale në një kabinë pagese në Incarville në rajonin Eure të Francës veriore. I burgosuri i paidentifikuar dhe sulmuesit u arratisën, tha policia.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha se ishte nisur një aksion i madh kërkimi.

“Po përdoren të gjitha mjetet për të gjetur këta kriminelë. Me udhëzimet e mia janë mobilizuar disa qindra policë dhe xhandarë”, shkruan ai në X.

Ministri i Drejtësisë Éric Dupond-Moretti tha se dy nga oficerët e plagosur ishin në një gjendje veçanërisht kritike, raporton Reuters, transmeton Express.

“Absolutisht do të bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi të neveritshëm”, tha ai për BFM TV.

“Këta janë njerëz për të cilët jeta nuk do të thotë asgjë. Ata do të arrestohen, gjykohen dhe dënohen sipas krimit që kanë kryer”.

Imazhet në mediat sociale shfaqën të paktën dy burra me kapuç që mbanin pushkë duke u rrotulluar pranë një SUV (veturë) që ishte në flakë. Makina SUV dukej se ishte përplasur në pjesën e përparme të furgonit të burgut.

Krimi i drogës është përhapur në të gjithë Europën, e cila është përmbytur me kokainë vitet e fundit.

Raportet e mediave lokale e quajtën të burgosurin e arratisur si 30-vjeçarin Mohamed Amra.

Një burim i policisë franceze tha se ai dyshohej se kishte urdhëruar një vrasje në Marsejë.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “po bëhet gjithçka për të gjetur autorët”.

(Kosova Sot Online)