Hovenier: Kam qenë i nderuar të punoj me Gabriel Escobar, suksese në detyrën e radhës

  • 16 May 2024 - 12:12
Hovenier: Kam qenë i nderuar të punoj me Gabriel Escobar, suksese në detyrën e radhës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i ka kushtuar një postim lamtumirës emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po përfundon detyrën e tij dhe do të marr një angazhim të ri në diplomacinë amerikane, transmeton "Kosova Sot Online ".

Hovenier ka thënë se ka qenë i nderuar që të punojë me Escobar për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ndërsa miku dhe kolegu im Gabriel Escobar përfundon detyrën e tij si Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, i uroj atij sukses në detyrën e tij të radhës. Unë kam qenë i nderuar të punoj me të për të avancuar qëllimet e SHBA-së në Kosovë dhe në Dialogun e BE-së. Falenderoj për përkushtimin e tij të palodhshëm në avancimin e vizionit tonë për një Kosovë të sigurt, të begatë dhe demokratike dhe rajon të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Hovenier.

(Kosova Sot Online )