E dhimbshme: Ky është kosovari i cili dyshohet se bëri vetv*rasje

  • A.P /
  • 16 May 2024 - 16:00
E dhimbshme: Ky është kosovari i cili dyshohet se bëri vetv*rasje

Raportohet se Skender dhe Albion Tasholli (Babë e bir)  janë dy personat që janë arrestuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasjen e 37-vjeçarit nga Lipjani, B.S, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Emrat e tyre dyshohet se janë shkruar në një letër që ka lënë 37-vjeçari B.S, i cili dyshohet të ketë qenë viktimë e fajdeve dhe si pasojë e presionit nga të arrestuarit dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në atë letër përmenden emrat e tre të dyshuarve, por identiteti i dy prej tyre doli në dritë edhe përmes video incizimeve të marra nga biznesi i Salihut.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e konfirmoi sot se dy të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

“Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, të dyshuar per veprat penale “Shtytja në vetëvrasje” dhe “Fajdeja”, sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

 

(Kosova Sot Online)