Gjilan: Shoferi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 11:57
Gjilan: Shoferi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit gjatë kontrollit të shpejtësisë me radar ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 dhe i njëjti ka vozitur me 119 km/h, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shoferi është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative si dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes.

“Njësitet policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h duke vozitur me shpejtësinë 119 km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)