Kjo ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri, martohen dy gra

  • S.A /
  • 20 May 2024 - 12:29
Kjo ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri, martohen dy gra

Dy gra u martuan publikisht të dielën në Tiranë. Lajmi u bë publik në rrjetet sociale nga Aleanca LGBT. Ceremonia e martesës së dy grave u bë në taracën e Bashkisë së Tiranës. Çifti u bekua edhe nga një prift, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në postimin në rrjetet sociale, aleanca LGBT shkroi se Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14-vjeçare dhe se janë prindër të dy fëmijëve. 

“Ditën e djeshme Eda dhe Alba kurorëzuan dashurinë e tyre 14 vjeçare nga e cila erdhën në jetë dy engjëj dhe sot bota vazhdon të rrotullohet. Asnjë skenar apokaliptik i predikuar nga inkuizitorët e moralit për të nxitur panik kolektiv për shpopullimin dhe shkatërrimin e botës nuk ndodhi. Këtë mëngjes të hëne, toka vazhdon të rrotullohet rreth diellit normalisht. Qofshi përgjithmonë të lumtura Eda dhe Alba. Dashuria do të triumfojë gjithmonë”, shkruhet në postim.

(Kosova Sot Online )