Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale

  • E.K /
  • 20 May 2024 - 14:21
Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale

Deputeti i Kuvendit, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi Kurti të hënën mori pjesë në përurimin e Klinikës së Onkologjisë.

“Me kancer fushatë elektorale- gërrdi. As nuk më habit mundësia që pas refuzimit për të pranuar Edi Ramën në vizitë dhe përçarjes totale mes shqiptarëve nuk do të ndodhë ndonjë greqizim i qeverisë së Kosovës!” – ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online)