Dënohen me vdekje 8 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë në Egjipt

  • 08 February 2016 - 10:15
Dënohen me vdekje 8 anëtarë të tjerë të Vëllazërisë në Egjipt

Gjykata Ushtarake e Egjiptit ka vendosur dënim me vdekje për 8 persona të cilët njihen me mbështetjten e tyre ndaj Vëllazërisë Muslimane në këtë vend. Njëri prej të dënuarve është edhe një spiker i televizionit ''Egjipt 25 janar''.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqësorit egjiptian thuhet se në çështjen në të cilën përfshihen 28 persona gjykata vendosi dërgimin e dosjeve të 8 prej tyre për në Myftininë e vendit për aprovimin e dënimit me vdekje.

Në çështjen e njohur në mediat vendase si ''Aktivitetet e Komitetit të Përparuar'' janë 28 persona të arrestuar dhe 15 të cilët gjykohen të lirë. Ndërkohë gjykata pritet të mblidhet më 13 mars për të dhënë vendimin mbi 20 personat e tjerë të kësaj çështjeje. 

(Kosova Sot)