Namazxhahu në Prizren, xhamia e parë në Prizren

  • 08 February 2016 - 20:29
Namazxhahu në Prizren, xhamia e parë në Prizren

Serbët deshën që të mos linin asnjë gjurmë të kësaj trashëgimie të pasur

“Atëbotë ne si historianë ishim një grup që patëm folur e diskutuar pikërisht për këtë monument, por ajo e pati tërbuar tërësisht pushtetin serb. Ata donin që as gurët e kësaj xhamie të mos mbeten aty”, thotë Elezi

Një nga objektet e trashëgimisë të periudhës osmane në Prizren është edhe objekti i Namazxhahut. Namazxhahu gjendet në anën veriperëndimore të Prizrenit apo përballë stacionit të autobusëve të qytetit. Fjala namazxhah rrjedh nga fjala persiane, që do të thotë "vend për falje - lutje". Pas rënies së Prizrenit nën sundimin e Perandorisë Osmane në vitin 1455, Isa Beu që ishte komandant i Fatih Sulltan Mehmedit, ndërtoi Namazxhahun, që shërbeu si xhami për ushtrinë. Mjeshtri dhe mbikëqyrësi kryesor ishte Ahmed Çaushi. Pas vendosjes së plotë të administrimit osman në Prizren, Namazxhahu lihet pasdore, pasi që në atë kohë fillojnë të ndërtohen xhamitë e zakonshme. Më vonë, pasi që lokacioni i Namazxhahut ishte në periferi të Prizrenit të atëhershëm, atë e shfrytëzonin për falje bujqit, që punonin tokat e tyre. “Ky monument pa dyshim se është ndër monumentet e para të Perandorisë Osmane që po fitonte shtrirje në Evropë”, thotë mr. Parim Kosova. Sipas tij, kjo ka bërë që pushtuesit serb më pas ta rrënojë atë. “Të gjitha këto fakte flasin se sa shume ishte i interesuar Qeveria serbe të zhdukte gjurmët e lashtësisë të këtij qyteti”, thotë Kosova. Këtë e konfirmon me një vistër faktesh edhe historiani Mejdi Elezi. “Atëbotë ne si historianë ishim një grup që patëm folur e diskutuar pikërisht për këtë monument, por ajo e pati tërbuar tërësisht pushtetin serb. Ata donin që as gurët e kësaj xhamie të mos mbeten aty”, thotë Elezi. (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)