Selimi: Thaçi ka pritur flamuj të ISIS-it në protestën e 9 janarit

  • 09 February 2016 - 13:55
Selimi: Thaçi ka pritur flamuj të ISIS-it në protestën e 9 janarit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për protestën e 9 janarit të mbajtur nga opozita, duke thënë se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka pritur që të eskalojë situata dhe në protestë të jetë edhe flamuri i ISIS-it.

Ai tha se fotografia kryesore e 9 janarit ishte masiviteti, që prezanton qartë afrimin e qytetarisë aktive rreth kauzës së opozitës.

Selimi potencoi në emisionin “Info-Box” të TV Dukagjinit se revolta s’ka qenë në skenar të organizatorëve dhe sipas tij protesta ka përfunduar në momentin kur është deklaruar e mbyllur.

Ai tha se gjithmonë në protesta ka njerëz të shërbimeve të ndryshme dhe se Thaçi ka pritur të eskalojë situata, si dhe të ketë flamuj të ISIS-it në protesta. 

(Kosova Sot)