Rreth 3000 euro për riparimin e Mercedesit të Ramadan Mujës

  • 09 February 2016 - 15:07
Rreth 3000 euro për riparimin e Mercedesit të Ramadan Mujës

Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja duket se e ka shkatërruar veturën zyrtare Mercedes Benz duke u endur me të sa në komunë e sa në gjykata. Riparimi i kësaj veture do ti kushtoj buxhetit të komunës 2,648 euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i prokurimit të Komunës së prizrenit, Isa Osmankaj, i cili ka thënë se bëhet fjalë për veturën e kryetarit të cilën do ta riparoj autoservisi “Demi AutoServis Mercedes benz”, nga ky qytet, raporton gazeta Fjala.

Ky autoservis është zgjedhur si më i liri në mesin e tri kompanive tjera në garë, sipas tenderit të publikuar në komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

(Kosova Sot)