Arrestohet personi që shkaktoi aksident me fatalitet në Xerxë

  • 11 February 2016 - 11:10
Arrestohet personi që shkaktoi aksident me fatalitet në Xerxë

Në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, te fshati Xërxë, ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rats ka humbur jetën këmbësori 66 vjeçar Ajdar Miftari nga po ky fshat. Siç bëjnë të ditur në drejtorinë rajonale të policisë në Gjakovë, aksidenti ka ndodhur kur një automjet që lëvizte në drejtim të Prizrenit, nga ngasja e pakujdesshme e ka goditur të ndjerin duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton korrespodenti nga Gjakova i gazetës Kosova Sot Online.

Disa qytetarë të rasti e kanë bartur viktimën deri në spitalin rajonal të Gjakovës ku mjekët e emergjencës kishin konstatuar se viktima kishte ardhur pa shenja jete.

Policia, pas hetimeve intensive ia ka dal që pas disa orësh të identifikoi dhe të arrestoi të dyshuarin për këtë aksident. Fjala është për qytetarin F.M. 26 vjeçar nga Prizreni, i cili është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit iu është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa automjeti iu është sekuestruar përkohësisht për kryerjen e ekzaminimit.

(Kosova Sot)