Vritet duke e mbrojtur shokun nga grabitësi

  • 13 February 2016 - 09:17
Vritet duke e mbrojtur shokun nga grabitësi

Në qytetin e Sarandës është qëlluar për vdekje një person duke e mbrojtur shokun nga grabitësi.

Një grabitës ka hyrë në lokalin e A.P. dhe e ka sulmuar për ta vjedhur. Pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Pajtim Shehut, që ka ndërhyrë për të mbrojtur shokun.

Por, në përleshje e sipër, grabitësi i frikësuar ka qëlluar me armë dhe plumbi e ka goditur Shehun.

Pas vrasjes, autori është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Policia ka shkuar në lokal dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimi.

(Kosova Sot)