Kerry në Tiranë, policia arreston një person me një çantë të dyshimtë

  • 14 February 2016 - 13:01
Kerry në Tiranë, policia arreston një person me një çantë të dyshimtë

Një person është shoqëruar në komisariat pak minuta pas mbërritjes së sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë.

Uniformat blu e kanë parë si të dyshimtë të riun, i cili mbante një çantë shpine dhe e kanë shoqëruar për verifikime të mëtejshme në komisariatin e policisë, raporton Shekulli.

Ndalimi i tij është bërë në sheshin “Skënderbej”. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një turist të huaj.

(Kosova Sot)