Konfiskohen 58 automjete të taksive ilegale

  • 14 February 2016 - 14:53
Konfiskohen 58 automjete të taksive ilegale

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës kanë filluar një aksion treditor për largimin e taksive ilegale, të cilët sipas tyre janë duke e dëmtuar trafikun urban të kryeqytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se deri më tani janë konfiskuar 58 automjete, ndërsa kanë filluar procedurat kundërvajtëse kundër pronarëve të tyre.

“Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë një aksion treditor për largimin e taksive ilegalë, të cilët po e dëmtojnë trafikun urban të qytetit. Me këtë rast janë konfiskuar 58 automjeteve dhe kanë filluar procedurat kundërvajtëse kundër pronarëve të tyre”, ka shkruar në Facebook Komuna e Prishtinës.

(Kosova Sot)