Dënohet mjeku italian që kuronte kancerin me sodë buke

  • 25 May 2015 - 22:54
Dënohet mjeku italian që kuronte kancerin me sodë buke

Pas 29 seancash Gjykata e Tiranës dënon me 1 vit e 6 muajburg dhe 4 vite heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut për TullioSimonçinin nën akuzë për mjekim të pakujdesshëm të pacientit italian Luca Olivoto i cili gjeti vdekjen 2 vite më parë në një klinikë në Tiranë teksa vuante nga kanceri dhe u mjekua me sodë buke.

Dënimi është dhënë këtë të hënë nga gjykatësi Albert Meçe, ndërsa vetë Simoncini nuk ka qenë në seancë pasi ai nuk është arrestuar asnjëherë, shkruan Shqiptarja. Nën akuzë së bashku me Simoncinin ishte dhe kolegu i tij Roberto Gandini, për të cilin gjykata vendosi pafajësi.

Për mjekët nën akuzë prokurori Ervin Karanxha kërkoi 8 vite burg, përkatësisht 5 për Tullio Simoncinin dhe 3 për Roberto Gandinin.