Klientelizmi po e vret demokracinë

  • 26 May 2015 - 08:04
Klientelizmi po e vret demokracinë

Partitë kosovare, nën tutelën e grupeve të interesit

Pushtetarët po e rrënojnë të ardhmen e Kosovës 

"Rrjedhimisht, klientelizmi në Kosovën e pasluftës është virusi më shkatërrimtar i demokracisë së mirëfilltë dhe sundimit të ligjit, ngase demokracinë ia ka nënshtruar interesave", tha analisti politik Belul Beqaj, për "Kosova Sot"

Mënyra se si po funksionojnë shumica e partive politike në Kosovë, madje duke shpërfillur në momente të caktuara edhe rregullativat e brendshme ligjore, shkelja mbi statutin, që është një kushtetutë brendapartiake, për interesin klanor e klientelist të grupeve të kriminalizuara të interesit, sipas analistëve politikë, është një veprim i dëmshëm, një akt vrastar që pengon zhvillimin e demokracisë së mirëfilltë në shtetin e ri të Kosovës. Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se një gjë e tillë u jep imazh të zymtë edhe institucioneve të shtetit, që drejtohen nga një lidership i tillë i klaneve dhe grupeve jodemokratike të interesit. Analisti politik Beluj Beqaj, në një prononcim për gazetën, tha se pikërisht në mbështetje të funksionimit të klientelave të tilla që nuk pyesin për respektimin e rregullave të lojës demokratike brendapartiake, janë duke funksionuar dhe fituar shumicën e votës në elektorat, subjektet kryesore politike në vend...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)